DT-FI - kostt

54 downloads 153 Views 436KB Size Report
PLANI I BIZNESIT PËR. VITIN 2013. DT-FI- 012 ver. 1.0 faqe 1 nga 38. Departamenti Financiar. Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti. 1. PLANI I BIZNESIT ...
PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 1 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013

1

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 2 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

PËRMBAJTJA HYRJE ......................................................................................................................................3 1.0. Roli dhe misioni i KOSTT .................................................................................................4 1.1. Objektivat strategjike ...............................................................................................................................5 1.2. Organizimi .................................................................................................................................................5 2.0. Rrethina afariste .................................................................................................................8 2.1. Zhvillimi i sektorit të energjisë elektrike ................................................................................................8 2.2. Korniza rregullative, ligjore dhe tarifat..................................................................................................12 2.3. Aspektet sociale dhe mjedisore ..............................................................................................................14 3.0. Sfidat .................................................................................................................................17 4.0. Progresi dhe zhvillimi.......................................................................................................19 4.1. Zhvillimet e tregut në Kosovë dhe rajon ..............................................................................................19 4.2. Projektet e reja (Bizneset tjera jo të rregulluara) ..................................................................................21 4.3. Programi Investiv......................................................................................................................................21 4.4. Përshkrimi i disa projekteve të rëndësishme.........................................................................................22 4.5. Caktimi i prioriteteve të Programit Investiv .........................................................................................27 5.0. Planifikimi financiar .........................................................................................................28 5.1. Struktura dhe vlera e të hyrave për vitin 2012.......................................................................................28 5.2. Shpenzimet operative ...............................................................................................................................29 5.2.1. Projeksioni i Pasqyrës së Fitimit/Humbjes .......................................................................................31 6.0. Burimet Njerëzore ............................................................................................................32 6.1. Implementimi dhe matja e performancës..............................................................................................32 6.2. Zhvillimi i kapaciteteve ...........................................................................................................................33 7.0. Aktivitetet mbështetëse korporative..................................................................................33 7.1. Menaxhimi i cilësisë .................................................................................................................................33 7.2. Teknologjia e informacionit ....................................................................................................................34 7.3. Menaxhimi i objekteve..............................................................................................................................34 7.4. Marrëdhëniet efektive me palët e interesit.............................................................................................35 Lista e shkurtesave ..................................................................................................................36

2

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 3 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

HYRJE Plani i Biznesit të KOSTT-it për vitin 2013, është ekstrakt i Planit të Biznesit për periudhën 2013 – 2017 dhe është i bazuar në këtë Plan. KOSTT më 07.12.2009 është ri-regjistruar si Ndërmarrje Publike, me emërtimin e plotë: “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT” SH.A. KOSTT-i si kompani e mëvetësishme, është krijuar si rrjedhojë e procesit të ristrukturimit të sektorit të energjisë në Kosovë, që është në harmoni me detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për Evropën Juglindore, për themelimin e Komunitetit të Energjisë, ku Kosova është anëtare me të drejta të barabarta. I emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bazë të dispozitave të legjislacionit parësor dhe dytësor të Kosovës, KOSTT sh.a në tetor të vitit 2006, u licencua si : Operator i Sistemit të Transmisionit dhe Operator i Tregut të energjisë elektrike. Modifikimi i licencave mbi bazën e ndryshimeve në legjislacionin bazik dhe rregullin e ri të licencave të lëshuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë është përcaktuar me licencat e modifikuara të lëshuara më 18.07.2012. KOSTT sh.a, është Ndërmarrje Publike që vepron si Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës dhe ka një rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Kosovë dhe drejtohet me ligjin korporativ të emërtuar si Ligji mbi Ndërmarrjet Publike. Si Operator i Sistemit të Transmisionit (OST), KOSTT-i është përgjegjës për operim efikas, ekonomik dhe të koordinuar të sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë, si dhe është përgjegjës për menaxhimin e rrjedhave të energjisë në rrjetin e transmisionit që shërben për furnizimin e konsumit dhe ato në linjat e interkonjeksionit. Si Operator i Tregut të energjisë elektrike, KOSTT-i është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregut të energjisë elektrike si dhe për menaxhimin e procesit të barazimeve përfundimtare. KOSTT sh.a në përputhje me Ligjin e Energjisë Elektrike dhe licencat e lëshuara, është përgjegjës për: 3

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 4 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

1. Planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit dhe transmisionit të energjisë 2. 3. 4. 5.

elektrike në Kosovë; Sigurimin e qasjes transparente dhe jo-diskriminuese për palët e treta; Funksionimin e tregut të energjisë elektrike; Sigurimin e kushteve të cilat nxisin konkurrencën në sektorin e energjisë në Kosovë; Bashkëpunimin me OST-të (Operatorët e Sistemit të Transmisionit) fqinje në dobi të Kosovës dhe të rajonit.

KOSTT-i përfaqëson një nyje të rëndësishme në tregun rajonal të energjisë elektrike dhe ndërlidhet me katër sisteme të tjera: atë të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

1.0 Roli dhe Misioni i KOSTT Roli i KOSTT-it është që të operojë sistemin e transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Përgjegjësitë e KOSTT-it janë përcaktuar me ligjet e energjisë (Ligjin për Energji, Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjin për Rregullatorin e Energjisë) dhe në licenca. Poashtu, përgjegjësi e KOSTT-it është edhe bashkëpunimi me operatorët e sistemit të shteteve fqinje në marrëveshjet rajonale. Misioni Misioni i KOSTT-it është që të sigurojë: o shërbime kualitative duke implementuar arritjet tekniko teknologjike në zhvillimin e sistemit të transmisionit; o Transparencë dhe jodiskriminim për shfrytëzuesit e sistemit të transmisionit në tregun konkurrues të energjisë elektrike; o Avansim të pozitës së kompanisë në nivel ndërkombëtar përmes aktiviteteve të shtuara në këtë drejtim Vizioni “Të ofrojë shërbime të sigurta dhe të besueshme për shfrytëzuesit e sistemit të transmisionit, e përgjegjshme në aspektin social dhe mjedisor, e integruar në mekanizmat evropianë të transmisionit të energjisë elektrike, duke qenë njëkohësisht financiarisht e qëndrueshme dhe fitimprurëse”. 4

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 5 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

1.1. Objektivat strategjike Objektivat para së gjithash kanë të bëjnë me sigurimin se KOSTT-i është një organizatë efektive, e aftë për të përballuar sfidat me të cilat do të përballet në të ardhmen. Objektivat e KOSTT-it janë: 1. Planifikimi, zhvillimi dhe ndërtimi efektiv i sistemit transmetues të energjisë elektrike; 2. Avansimi i mirëmbajtjes së sistemit të transmisionit; 3. Siguria dhe besueshmëria e sistemit të transmisionit; 4. Krijimi i kushteve për operimin e tregut të energjisë elektrike në pajtim me zhvillimet e pritura; 5. Qëndrueshmëria financiare; 6. Pjesëmarrje aktive në proceset e zhvillimit të tregut rajonal (të përfitojë/kontribuojë nga zhvillimi rajonal); 7. Anëtarësimi në ENTSO-E dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë; 8. Vendosja e marrëdhënieve efektive me palët e interesit; 9. KOSTT të jetë punëdhënës atraktiv, ambient për investimin në zhvillimin profesional të punonjësve; 10. KOSTT të jetë kompani e përgjegjshme në aspektin social dhe mjedisor; 11. Krijimi i një ambienti të sigurt pune

1.2. Organizimi Struktura Organizative aktuale e KOSTT është e përbërë nga Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti. KOSTT është përcaktuar të ketë një afarizëm të pavarur dhe si i tillë reflekton një fushëveprim bilateral të afarizmit. Organizimi i KOSTT është bazuar në afarizmin themelor tekniko-operativ, ku mbulohet me Departamentet:

5

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 6 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

• Operatori i Sistemit • Operatori i Transmisionit • Operatori i Tregut Afarizmi tjetër ka karakter të administrimit të projekteve, komercial, rregullativ, ligjor, marrëdhënieve me punëtorë, administrativ, zhvillimit të personelit, teknologjisë së informacionit dhe zhvillohet përmes Departamenteve mbështetëse: • Inxhinieringu dhe Menaxhimi i Projekteve • Çështjet Ligjore dhe Rregullative • Financat • Burimet Njerëzore dhe • Prokurimi Në Drejtorinë Qendrore të KOSTT-it janë edhe tri njësi, të emëruara si Zyre, të cilat kanë karakter mbështetës në aspektin e obligimeve financiare, ligjore dhe organizative, që janë: • Zyra për Zhvillim dhe Planifikim Afatgjatë • Zyra për Komunikim dhe Relacione me Publikun dhe • Zyra për Siguri dhe Mjedis Në strukturën e KOSTT gjithashtu janë të përfshirë edhe pozitat e Kryeshefit Ekzekutiv, 2 (dy) Zëvendës të KSHE, Sekretarit të Kompanisë, Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Trezorit, si dhe Zyrtarit për Auditimin e Brendshëm. Duke iu referuar zhvillimeve nga periudha e kaluar kohore, që lidhen me kërkesën për të konsideruar këto elemente, si më poshtë: - Zhvillimi i sistemit të transmisionit si nga këndvështrimi i kapaciteve të rrjetit dhe të kontrollit të sistemit; - Transferit të aseteve nga KEK së bashku me operatorët; - Arritjen e një shkalle më të lartë të efikasitetit të kompanisë, rishikimi i organizimit do të jetë nevojë e domosdoshme që të shqyrtohet dhe të filloj implementimi në vitin 2013. Thellësia e ndryshimeve do të vlerësohet pasi që të bëhet një analizë paraprake e organizimit aktual. Në vazhdim, është dhënë Organogrami – Makro Struktura organizative e KOSTT-it.

6

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 7 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Bordi i Drejtorëve Komisioni i Auditimit Zyrtari i Auditimit të Brendshëm

Kryeshefi Ekzekutiv Zëvendës i Kryeshefit Zëvendës i Kryeshefit Ekzekutiv për Operim Ekzekutiv për Zhvillim

Operimi i Transmisonit

Operimi i Sistemit

Zyra e Komunikimit & Relacioneve Publike

Sekretari i Kompanisë

Zyra e Sigurisë dhe Mjedisit

Zyra e Zhvillimit dhe Planifikimit fatgjatë

Prokurimi

Financat dhe Thesari

Operimi i Tregut

Inxhinieringu dhe Menaxhimi i Projekteve

Çështjet Ligjore dhe Rregullative

Burimet Njerëzore

7

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

2.0

DT-FI- 012 faqe 8 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Rrethina afariste

Plani i Biznesit për vitin 2013 ven në pah tri aspektet themelore të rrethinës afariste, brenda së cilës operon KOSTT-i: -

2.1

zhvillimi i sektorit të energjisë elektrike kornizat ligjore dhe rregullative çështjet sociale dhe ambientale

Zhvillimi i sektorit të energjisë elektrike

Pas luftës në Kosovë gjendja në sektorin elektroenergjetik ishte e rëndë, si në gjenerim, transmision, po ashtu edhe në shpërndarje. Në këtë kohë filluan investimet emergjente të përgjithshme në sektorin elektroenergjetik, të përkrahura nga Buxheti i Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë. Për shkak të nevojave shumë të mëdha, rrjeti i transmisionit nuk u zhvillua konform rritjes së pandalshme të konsumit i cili pasoi pas vitit 2000. Gjatë periudhës kohore 2006 -2010 në sistemin e transmisionit janë kryer investime domethënëse, në pajtueshmëri me objektivat dhe synimet e identifikuara nga planifikimi afatgjatë zhvillimor i sistemit të transmisionit. Sistemi është riparuar me sukses, duke pasur parasysh të gjitha vështirësitë, por ende kërkohet të investohet në mënyrë që të plotësohen standardet e operimit të sigurt dhe të besueshëm të sistemit. Rrjeti, edhe pse janë bërë shumë investime, nuk është njëqindpërqind në pajtim me standardet e Kodit të Rrjetit dhe mbingarkesat eventuale mund të ndodhin në transformatorët e nivelit të tensionit 110/35kV dhe 110/10(20)kV të transferuara nga 1Prilli 2012 nga KEK-u dhe për të cilat ende nuk është bërë përcaktimi i kriterit n-1se si dhe a do të zbatohet si me rastin e linjave dhe transformatorëve mbi nivelin 110kV. Aktualisht, Kosova ka deficit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë dhe kjo mungesë mbulohet nga importi i energjisë elektrike. Importi i energjisë elektrike shpesh nuk realizohet në sasi të mjaftueshme si rezultat i obstrukcioneve të Operatorit Serb (EMS) në alokimin e kapaciteteve interkonektive dhe si mungesë e buxheteve në KEK(të deklaruara nga KEK-u), gjë që manifestohet me reduktimet e energjisë elektrike për grup të konsumatorëve. Janë studiuar alternativa të ndryshme për kapacitetet prodhuese plotësuese, përfshirë këtu edhe rehabilitimin e njësive të TC Kosovës A dhe termocentralin e ri Kosova e Re. Sidoqoftë, duke pasur parasysh kohën e ndërtimit të kapaciteteve të reja, Kosova do të përballet me mungesë të 8

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 9 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike edhe për një kohë, dhe do të jetë e varur nga importi i pasigurt i energjisë elektrike. Mungesa e kapaciteteve prodhuese dhe veçanërisht e kapaciteteve rezervë, do të ndikojë negativisht në operimin dhe balancimin e sistemit elektroenergjetik. Mungesa e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike gjithashtu do të pengoj hapjen dhe zhvillimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Në këtë drejtim, KOSTT-i duhet të përcjell aktivitetet në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese dhe të përgatitet për efektet e tyre si nga aspekti i kyçjeve, ashtu edhe nga apekti i përforcimit të rrjetit të transmisionit dhe ndikimit në tregun e energjisë elektrike. Zhvillimet kryesore që do të ndikojnë në KOSTT nga aspekti i operimit të sistemit, janë: -

-

-

Nevoja për adaptimet në zhvillimet e tregut të Kosovës. Kjo kërkon aftësi shtesë dhe zhvillim të procedurave të reja, konform modelit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë dhe në përputhje me afatet e caktuara kohore. Njëkohësisht kërkohet edukim për përdorimin dhe avansimin e platformave të ndryshme softuerike, të cilat mundësojnë aktivitetet e të gjitha entiteteve pjesmarrëse në tregun e energjisë dhe që siguron operim më efiçient të sistemit elektrik. Në këtë drejtim, investimi në platforma të ndryshme softuerike është domosdoshmëri dhe njëkohësisht, aftësimi për përdorimin e tyre është obligues (Softuer për zbatimin e moduleve që janë në SCADA/EMS, Kontrolla Frekuncë Fuqi-LFC, Balancimi i sistemit elektrik, blerja e humbjeve nga tregje përfshirë edhe ato DACF- Day Ahead Congestion Forecast, Softuer për mbikqyrje të çastit, paisjeve të TL të tipit T5000, ETERRA platforma softuerike) Eksploatimin maksimal të infrastrukturës për monitorim dhe kontroll të SEE, me qëllim të shfrytëzimit optimal të kapaciteteve transmetuese Krijimi i mundësive teknike në masë të konsiderueshme për realizimin e kontrollit të objeketeve të rrjetit transmetues nga Qendra Nacionale Dispeçerike Kryesore dhe Emërgjente Implementimi dhe azhurnimi i kodeve teknike Rritja e bashkëpunimit rajonal, nënshkrimi i marrëveshjeve të interkoneksionit, në përputhje me Ligjin e ri të Energjisë Elektrike dhe Politikave nga Doracaku i ENTSO-E dhe Operimi në nivel interkonektiv në përputhje me rregullat e ENTSO-E

Në aspektin e operimit gjatë planit afatmesëm do të implementohet edhe projekti i Kontrollit Frekuncë-Fuqi në bashkëpunim me OST-në e Shqipërisë i cili në mënyrë kuptimplote mund ta ndryshoj regjimin e operimit të sistemit elektrik që mund të reflektojë në dy varianta: 

Operimi në një zonë të përbashkët me Shqipërinë;

9

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar



DT-FI- 012 faqe 10 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Operimi me dy zona të ndara por në një Bllok rregullues me Shqipërinë.

KOSTT-i si Operator i Tregut, sipas ligjit të energjisë elektrike, është përgjegjës për propozimin e dizajnit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, përpilimin (draftimin ) e rregullave të tregut dhe dorëzimin e tyre për miratim në ZRrE. Operatori i Tregut është përgjegjës për implementimin e Rregullave të Tregut dhe udhëheq procesin e modifikimit të tyre, varësisht zhvillimeve të tregut të energjisë elektrike në Kosovë dhe rajon. Dizajni i Tregut i miratuar në fillim të vitit 2007 është bazuar në Treg Bilateral të energjisë elektrike ndërmjet palëve në treg . Zhvillimet momentale në sektorin e energjisë (procesi drejt privatizimit të rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit, nxitja e investitorëve për investime në projektin Kosova e Re) kërkojnë kalimin nga faza ekzistuese e modelit të tregut në një fazë tjetër, si dhe dizajnimin e një tregu të energjisë elektrike të përshtatshëm për investimet në sektorin e energjisë elektrike, i cili do të jetë në harmoni me kërkesat që dalin nga TKE. Tregu i energjisë elektrike në Kosovë është menduar të zhvillohet nëpër disa faza, varësisht nga zhvillimi dhe reformimi i sektorit të energjisë elektrike në Kosovë dhe zhvillimeve në tregun rajonal. Operatori i Tregut ka propozuar një Dizajn të Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës i cili është dërguar në ZRrE për miratim. Në harmoni me dizajnin e tregut, Operatori i Tregut do të bëjë modifikimin e Rregullave të Tregut dhe procedurave të nevojshme, në mënyrë që t’u mundësojë palëve pjesëmarrëse kushte jo diskriminuese për tregtim të energjisë elektrike. Ndryshimet licensore të miratuara nga ZRrE disa përgjegjësi që i ka pasur Operatori i Tregut, i ka transferuar te Operatori i Sistemit të Transmisionit, prandaj në harmoni me këto ndryshime liçencore dhe obligimet që do të dalin nga miratimi i Rregullave të Tregut, Operatori i Tregut do të bëj edhe ristrukturimin e Departamentit të Operimit të Tregut. Me këto ndryshime nuk do të bëhet ndryshim në numrin e punëtorëve. KOSTT-i në kapacitetin e vet si Operator i Tregut dhe i Sistemit, do të sigurojë që të jetë plotësisht i integruar në të gjitha komponentet e tregut rajonal, të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar. Në veçanti KOSTT-i duhet të: -

-

Përcjellë zhvillimet në rajon rreth tregut të energjisë elektrike Luaj rolin e plotë në vendim marrje për zhvillimin e mekanizmave të tregut, përfshirë modifikimin e rregullave dhe procedurave të tregut të cilat do të mbështesin modelin aktual të tregut; Të përmbushë obligimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë 10

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

-

DT-FI- 012 faqe 11 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Të jetë pjesëmarrës aktiv në të gjitha organizatat relevante rajonale dhe evropiane që kanë të bëjnë me operimin e sistemit dhe tregut; Sigurojë që të gjitha kërkesat e operimit rajonal mund të përmbushen, posaçërisht standardet e ENTSO-E dhe cilitdo pasardhës tjetër të mundshëm ; vendosë marrëdhënie të qëndrueshme me OST-të (Operatorët e Sistemit të Transmisionit) fqinje; Zhvillojë aftësitë e nevojshme për operimin e sistemit dhe tregut në nivel rajonal; dhe Kontribuoj në punën e CAO (Coordinated Auction Office ) ku KOSTT është një nga themeluesit dhe aksionarët.

Situatë të re në rrethinën afariste mund të paraqet shthurja dhe privatizimi i rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit të KEK-ut. Pritet që transferi i Shpërndarjes dhe Furnizimit te konsorciumi privat Çalik&Limak, të realizohet gjatë vitit 2013. KOSTT-i për sa i përket rrjetit të transmisionit përveç te transformatorët 110/35 dhe 110/10(20)kV të transferuara nga KEK-u, në pjesën tjetër ka zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për të u përgjigjur kërkesave të kompanisë private të Furnizimit dheShpërndarjes, që do të themelohet nga konsorciumi i lartëpërmendur. Ndërsa, për sa i përket zhvillimeve të tregut të energjisë që lidhet edhe me privatizimin e gjenerimit, Disajni i Tregut i propozuar nga KOSTT, me ndryshimet eventuale që mund të vijnë nga procesi i miratimit nga ZRrE, si dhe Rregullat e Tregut që do shoqërojnë dizajnin e ri, do të jenë bazë e mjaftueshme që do të sigurojnë transparencë të mjaftuar përdoruesve të rinjë nga proceset e privatizimit.Vështërsitë do të paraqiten që kërkesave të këtijë tregu, a do të mund të i përgjigjen gjithë ata që do të aderojnë në këtë treg. Më e theksuar si problematikë do të jetë balancimi si mekanizëm i domosdoshëm që duhet të implementohet. Në përgjithësi se sa, dhe a do të implementohen kërkesat nga dizajni i ri i tregut gjatë periudhës kohore të këtijë plani, do të varet nga pjesëmarrësit në këtë treg dhe kapacitetet e tyre për të ofruar produktet që ky treg i kërkon(balansimi, tregu i çastit etj.) Ashtu si u theksua më lartë, në rrethinën afariste do të ndikojë kalimi i aseteve 400/220/110 kV dhe transformatorëve 220/35/10(20) dhe 110 kV, si dhe i fushave përkatëse me ndërprerësit e transformatorëve 35 kV dhe 10 (20) kV nga KEK sh.a në KOSTT, sipas Vendimit të Qeverisë së Kosovës, të datës 03 Gusht 2011. Kjo nënkupton domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për të siguruar furnizim stabil dhe të sigurtë me energji elektrike gjatë dimrit të vitit 11

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 12 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

2012/2013. Kjo mund të mos jetë edhe aq e lehtë, pasi që investimet në nënstacionet 110 kV nga KEK nuk kanë qenë gjithnjë adekuate. KOSTT posedon “Politikën e Mirëmbajtjes “ mbi bazën e të cilave mirëmban të gjitha pajisjet të cilat i posedon, si dhe përmbushë obligimet në respektimin e rregullave, normave dhe kodeve teknike.Qëllimi kryesor i mirëmbajtjes është që të sigurojë një shkallë të lartë të besueshmërisë dhe sigurisë në sistemin elektroenergjetik. Kështu, përmes aktiviteteve të duhura në sistem është arritur të krijohet një stabilitet i qëndrueshëm në funksionimin normal të sistemit. Duke iu falënderuar kësaj, si dhe investimeve të shumëta, KOSTT ka kaluar nga mirëmbajtja emergjente në mirëmbajtje preventive. Plani i mirëmbajtes për vitin 2013 del nga plani pesë vjeçar i mirëmbajtjes në të cilin janë të përfshira elementet kryesore, të cilat janë bazë për mirëmbajtjen e stabilimenteve elektroenergjetike, njëkohësisht janë aktivitete të cilat përmbushin normat dhe rregullat teknike. Në këtë Plan, janë përfshirë edhe astet të cilat kanë kaluar nga KEK në KOSTT, ku përfshihen një numër i madh i NSve ( 24 nënstacione 110/x kV). Dominojnë kryesisht nënstacionet me herës 110/10/20 kV dhe 110/35 kV por ka edhe tipe që janë të kombinuara (110/35/10 kV). Prioritet i KOSTT mbetet që të avancojë sistemin e mirëmbajtjes sipas standardeve më të larta, të cilat kanë filluar të zhvillohen në sistemet e avansuara, duke u bazuar në gjendjen e pajisjeve , në mënyrë që të kursehet koha dhe kostoja e mirëmbajtjes.

2.2. Korniza rregullative, ligjore, dhe tarifat KOSTT-i operon brenda një kornize rregullative të bazuar në ligje, licenca dhe në legjislacionin sekondar të miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (Zyra e Rregullatorit të Energjisë -ZRrE). Korniza rregullative tangon KOSTT-in në shumë drejtime dhe raportet e tij me ZRrE-në do të jenë kyçe për suksesin e KOSTT-it. Nga perspektiva e planit të biznesit, aspekti më i rëndësishëm rregullativ është përcaktimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave. Në vitin 2011, në procesin e përshtatjes së legjislacionit sekondar me Ligjet e reja të Energjisë, ZRrE-ja ka përgatit dhe ka lëshuar në konsultim publik Rregullat për Tarifat e Sektorit të Energjisë Elektrike ndër të cilat edhe Rregullën për Çmimet e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut.. Bazuar në këtë Rregull KOSTT-it i përcaktohen Të Hyrat Maksimale të Lejuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji në bazë të të cilave KOSTT i propozon Tarifat e Transmisionit. Këto të Hyra janë të Hyra Tavan pavarësisht vëllimit të energjisë së transmetuar, që vendosen për periudhë 5 vjeçare aq sa është përcaktuar gjatësia e Kontrollit të Çmimit në Rregullën e Çmimeve. Në mënyrë

12

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 13 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

që të kontrollohet Tavanimi i të Hyrave dhe Të Hyrat të Barazohen me Kostot çdo vit do të bëhen Përshtatjet e Rregullta ku do të llogariten ndryshimet e lejuara të të Hyrave Maksimale të Lejuara. Këto Rregulla vendosin bazën dhe kornizat në bazë të të cilave KOSTT do të zhvillojë Metodologjinë për Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmisionit dhe Metodologjinë për Kyçjen në Sistemin e Transmisionit, për zhvillimin e të cilave është obliguar nga Ligji për Energjinë Elektrike. KOSTT është në proces të zhvillimit të këtyre dy metodologjive për Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmisionit, Tarifat për Operimin e Sistemit dhe Tarifat për Operimin e Tregut, ndërsa Metodologjia për Kyçjen në Sistemin e Transmisionit respektivisht Metodologjia e Taksave për Kyçje në Sistemin e Transmisionit duhet të përshtatet sipas kërkesave nga legjislacioni aktual. Procesi i konsultimit dhe aprovimit të këtyre dokumenteve pritet të përfundojë në fillim të vitit 2013. Si përgjigje ndaj çështjeve të cekura në paragrafin e mësipërm, KOSTT do të zhvilloj këto aktivitete: -

-

-

definojë dhe qartësojë përmbajtjen dhe ndryshimet e dëshirueshme në metodologjinë e tarifave për shfrytëzimin e sistemit të transmisionit dhe në supozime, duke shfrytëzuar edhe përvojën e fituar gjatë procesit të aplikimit shumëvjeçar të tarifave të përgatitet për diskutime me ZRRE-në, në procesin që do të zhvillohet sipas planit të ZRrE për shqyrtimin shumëvjeçar të tarifave, për Përshtatjet e Rregullta dhe për çdo rihapje të mundshme të kontrollit të çmimit identifikojë mundësitë për përmirësime të produktivitetit dhe efikasitetit; një kuartal para fillimit të Përshtatjeve të Rregullta zhvillojë strategjinë për reduktimin e humbjeve në transmision; promovojë implementimin efiçient së planit zhvillimor nga i cili do të nxirren edhe stimulse në të hyrat e veta t’i njohtoj dhe argumentoj palët e interesit lidhur me këto çështje

Korniza ligjore e zhvilluar për sektorin e energjisë është në pajtim më praktikat e mira të BE-së dhe siguron një autoritet të pavarur rregullatorë për energji, liçenca për funksionet kryesore të sektorit energjetik, kodet teknike, standardet teknike dhe rregullat e tregut. KOSTT-i edhe më tutje është në pamundësi për t’iu përgjigjur implementimit të të gjitha kërkesave të kodeve dhe standardeve të industrisë kështu që derrogimet janë të nevojshme edhe për një periudhë kohore. Korniza ligjore për të cilën KOSTT është përgjegjëse bazohet në pakon prej tri ligjeve; Ligjin për Energji 2010/03-L-184, Ligjin për Energjinë Elektrike 2010/03-L-201 dhe Ligjin për Rregullatorin e Energjisë 2010/03-L-185, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2010.

13

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 14 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Kompletimi dhe implementimi i Kornizës Rregullative është një ndër objektivat kryesore të KOSTT. Kompletimi i Kornizës Rregullative nënkupton përgatitjen e të gjitha dokumenteve sipas kërkesave nga legjislacioni primar dhe sekondar i Sektorit të Energjisë. Në bazë të obligimit të cekur në Ligjet e Reja të Energjisë në vitin 2010 është bërë harmonizimi i legjislacionit sekondar të zhvilluar nga KOSTT ndërsa kompletimi i kornizës rregullative pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2012. Angazhimi i KOSTT që të implementojë Kornizën Rregullative shpie edhe tek procesi i rishikimit të vazhdueshëm të dokumenteve, gjë që bëhet përmes procesit të monitorimit intern të implementimit të kornizës rregullative dhe procedurave të përcaktuara nga ZRrE sipas dokumentit Procedura për Menaxhimin e Kodeve Teknike/Operacionale (KQKO). Në fillim të vitit 2012, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, është bërë transferimi i aseteve të nivelit 110kV nga KEK në KOSTT, gjë që është përcjellë edhe me përgjegjësitë për operim, mirëmbajtje dhe zhvillim të këtyre aseteve. Në anën tjetër, janë analizuar dokumentet përkatëse të korinzës rregullative të KOSTT, për të bërë ndryshimet e nevojshme me qëllim të paraqitjes së obligimeve dhe përgjegjësive që janë përcjellë me transfer të këtyre aseteve. Procesi i rishikimit të këtyre dokumenteve mund të vazhdojë edhe në vitin 2013, kjo varësisht nga kërkesat që mund të paraqiten nga ana e ZRrE-së gjatë procesit të aprovimit.

2.3

Aspektet sociale dhe mjedisore

Barazia gjinore është një çështje me të cilën KOSTT-i përballet së bashku me homologët e vet në shumicën e vendeve evropiane dhe në këtë aspekt Bordi i Drejtorëve të KOSTT i ka aprovuar politikat përkatëse për mos diskriminim gjinor. Në këtë aspekt, KOSTT kujdes të posaçëm i ka kushtuar barazisë gjinore në të gjitha fushat e biznesit si në rekrutimin, promovimin, trajnimin apo fushat tjera ku barazia gjinore vjen në shprehje. KOSTT-i përveç promovimit të barazisë gjinore gjithashtu e promovon edhe barazinë dhe jo diskriminimin e aspekteve tjera si: barazia, religjioze, etnike, dhe mbi këtë bazë ka aprovuar politikat mbi përfshirjen e minoriteteve në KOSTT. Njëra nga objektivat strategjike të definuara në Planin e Biznesit të KOSTT, është përkujdesja për shëndetin e punëtorëve të saj. Për ta plotësuar përgjegjshmërinë nga aspekti social, KOSTT do të sigurojë se do të kujdeset për shëndetin e punëtorëve dhe do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe do të përgatiten projekte konkrete për mbrojtjen e shëndetit për punëtorët e saj. Për këtë qëllim, KOSTT ka realizuar projektin e sigurimit shëndetësor suplementar, gjegjësisht sigurimin 14

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 15 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

shëndetësor ndaras nga sigurimi shëndetësor shtetëror për të gjithë punëtorët me mjete buxhetore të kompanisë. Sigurimi shëndetësor do të ndikojë në motivimin e punëtorëve për punë dhe me këtë, KOSTT do ta përmbush objektivën strategjike, për të qenë punëdhënës atraktiv. Mbrojtja dhe kujdesi për shëndetin e punëtorëve gjithashtu do të ndikojë edhe në ngritjen e kualitetit të punës dhe performancës së kompanisë në përgjithësi. Fokusi i KOSTTit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë bazohet në: -

-

-

-

-

Politikën mbi sigurinë në punë duke shprehur angazhimin në promovimin e parandalimit të aksidenteve për të gjithë punonjësit, duke përfshirë edhe ata të kontraktorëve Finalizimin e dokumentacionit intern bazuar në ligjet dhe direktivat që rregullojnë fushën e sigurisë dhe shendetit në punë, duke përfshirë Dokumentin për Vlersimin e Rrezikut Vlerësimin e vazhdueshëm të rrezikut në vendin e punës për punëtorët dhe pajisjet dhe përcaktimin e masave preventive paraparke për eleminimin apo parandalimin e tij Zhvillimin e trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimin me organet përkatëse për përmirësim të vazhdueshëm Mbështetjen dhe informimin e vazhdueshëm për interpretimin e dispozitave ligjore Inspektimin dhe minitorimin e vazhdueshëm të punëve të brendshme dhe të kontraktura si dhe aktivitet intensive të monitorimit mbi aplikimin e duhur dhe të plotë të procedurave si forma të verifikimit të brendshëm Përmbushjen e kërkesave që dalin nga standardi OHSAS 18001:2004 dhe përafrimi i vazhdueshem me kriteret që dalin prej tij për një çertifikim të intergruar me sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe mjedisit, duke konsistuar në një përmbledheje të hollësishme të procedurave dhe udhëzimeve operative për të gjitha aktivitetet në lidhje me sigurinë Vlerësimin e performancës së sigurisë si pjesë e integruar në sistemin e monitorimit të aktiviteteve Vlerësimin e besueshmërisë se materialeve dhe pajisjeve mbrojtëse Informacione intensive dhe të vazhdueshme përfshirë edhe aktivitete trajnuese për gjithë personelin për nocionet kryesore të sigurisë dhe risive, duke shfrytëzuar organizimin e takimeve, prezantimeve, programeve trajnuese etj. Kërkesën ndaj kontraktorëve gjatë kontratave për deklarimet për përmbushjen e trajnimeve dhe informimit për gjithë personelin e pranishëm në vendin e punës, përdormin e pajisjeve personale mbrojtëse dhe mbi rreziqet. Për pozitat specifike (projekt menaxher, inxhinier terreni etj) çertifikata tranimi, der isa për furnizimet, procedurë e miratuar për sigurinë dhe shëndetin në punë. Instalimin e sistemit për sinjalizimin e zjarrit në objektet e tarnsferuara nga KEK, si dhe avansimin e përgjithshëm të sistemit për mbrojtje nga zjarri dhe raste emergjente 15

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

-

DT-FI- 012 faqe 16 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Angazhimin në procesin e zhvillimit të projekteve të reja dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese nga përgatitja e termave të referencës e deri te pranimi teknik. Futjen në zbatim të dokumenteve për menaxhimin e sigurisë dhe mjedisit nga stafi i brendshëme dhe nga kontraktorët.

Gjithashtu në këtë periudhë kohore të këtij plani, do të zbatohet edhe inspektimi industrial që ka për qëllim të avancoj operimin e rrjetit dhe sistemit nga këndvështrimi i sigurisë e që duhet të ngrisë performancën e sigurisë në operim dhe njëkohësisht ti paraprij inspektimeve që institucionet shtetërore mund të bëjnë, si: - Instalimin e sistemit për sinjalizimin e zjarrit në objektet e tarnsferuara nga KEK, si dhe avansimin e përgjithshëm të sistemit për mbrojtje nga zjarri dhe raste emergjente - Angazhimin në procesin e zhvillimit të projekteve të reja dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese nga përgatitja e termave të referencës e deri te pranimi teknik. - Futjen në zbatim të dokumenteve për menaxhimin e sigurisë dhe mjedisit nga stafi i brendshëme dhe nga kontraktorët. KOSTT njeh prioritetin e lartë që duhet ta ketë mbrojtja e mjedisit në Kosovë dhe më gjërë. Aplikimi i sistemit të udhëheqjes me mjedisin dhe certifikimi sipas normës ISO 14001:2004 janë parakushte për përparim të vazhdueshëm të raporteve ndaj mjedisit. KOSTT-i në vitin 2013 synon këtë certifikim( me mundësi të vazhdimit edhe në vitin 2014). Me aktivitetet për aplikimin e sistemit të udhëheqjes me mjedisin KOSTT ka fillua që në vitin 2009. Norma Ndërkombëtare ISO 14001:2001 sot është standardi më i përparuar për udhëheqjen me mjedisin i cili është i zbatueshëm në secilën ndërmarrje e cila dëshiron ta aplikojë, mirëmbajë dhe pandërprerë ta përmirësojë sistemin e vet të udhëheqjes me mjedisin. Zbatimi i një qasjeje të tillë nga ana e ndërmarrjes, është proces vullnetar. Dispozita e rëndësishme e normës Ndërkombëtare ISO 14001dhe ISO 18001 e përfshinë obligimin e ndërmarrjes në politikën personale të udhëheqjes me mjedisin, me të cilën ndërmarrja përcakton strategjinë dhe qëllimet e veta në raport ndaj mjedisit duke realizuar synimet e vet në mënyrë që ato të jetësohen në praktikë. Me sistemin e udhëheqjes me mjedisin dhe sigurinë parashtrohen kritere të barabarta brenda të cilave ka mundësi të planifikohen, zbatohen, verifikohen dhe të rishqyrtohen të gjitha ndikimet e mundshme në mjedis dhe masat e mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmente e afarizmit në një ndërmarrje. Parimet themelore të lidhura me udhëheqjen e mjedisit përfshijnë rinjohjen e aspekteve dhe ndikimeve në mjedis në bazë të cilave parashtrohen synimet dhe programet, përcillen rezultatet e

16

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 17 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

matshme të zbatimit të tyre, andaj në mënyrë periodike ndërmirren aktivitete për përmirësim permanent. Hap të rëndsishëm në zhvillimin e sistemit të udhëheqjes me mjedisin dhe sigurinë paraqet zbatimi shkallë – shkallë i pilot projekteve të ndërtimit të sistemit të udhëheqjes me mjedisin dhe sigurinë në të gjitha veprimtaritë e KOSTT-it të cilat e çojnë përpara sektorin për zhvillim të sajë. Kështu pilot – projekti i parë që është planifikuar “Plani i mbrojtjes së mjedisit në një NS”Ekodiagnostifikimi dhe certifikimi i sistemit të udhëheqjes me mjedisin duhet të zhvillohet në vitin 2013. Ky pilot-projekti ka për qëllim që në mënyrë operative ta rivendosë dhe zbatojë sistemin bashkëkohor të udhëheqjes me mjedisin sipas kërkesave të standardit ISO 14001dhe ISO 18001 dhe në këtë mënyrë të plotësojë të gjitha parakushtet për certifikimin e sistemit të vendosjes sipas normës së theksuar nga ana e një kompanie të zgjedhur dhe të pavarur certifikuese. Pilot Projekti në fjalë do jetë si model bazë për vlerësimet tjera. Përmes procesit të certifikimit të sistemit të udhëheqjes me mjedisin dhe sigurinë priten efekte pozitive siç janë: përmirësimet e gjendjes në perimetrin mjedisor dhe të sigurisë vetanake, investimet më racionale në projektet e mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë, si dhe shumë efekte tjera të ngjashme. Nga ana tjetër, synohet një avancim në raport me institucionet kompetente, duke bërë ngritjen e përgjegjësisë dhe vetëdijes mbi mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurisë në tërësi, si dhe duke përmirësuar pasqyrën afariste ndaj publikut të gjërë, gjë që i kontribuon përmbushjes së synimeve themelore afariste të KOSTT-it. Me këtë qasje KOSTT-i si ndërmarrje publike bëhet anëtar i përhershëm, i vetëdishëm dhe i përgjegjshëm i mbarë mesit në të cilin vepron si dhe përmes sistemit që aplikon, ta përparojë cilësinë e jetës në mjedisin e drejtëpërdrejtë si dhe ate në nivelin global.

3.0

Sfidat

Për të bërë vlerësimin e mundësive dhe kërcënimeve me të cilat do të ballafaqohet KOSTT-i, është kryer një analizë SWOT (Strengths Weakness Oprtunities Threats). Rezultatet e kësaj analize janë përmbledhur në vijim. Duhet pasur parasysh se mundësitë dhe kërcënimet duhet të konsiderohen nga disa perspektiva, përfshirë nivelin deri në të cilin ato i lejojnë KOSTT-it që të ofrojë shërbime me çmime më të ulta dhe më cilësore për konsumatorët e Kosovës. Aspektet financiare janë të rëndësishme në këtë 17

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 18 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

drejtim, sepse përmirësimi i situatës financiare të KOSTT-it, do të krijojë mundësi për zhvillimin e sistemit të transmisionit dhe ofrimin e shërbimeve më të mira. Përparësitë KOSTT ka një numër të përparësive: Është ofrues i vetëm i shërbimeve të transmisionit, sistemit dhe tregut; posedon kapacitete njerëzore dhe infrastrukturë teknike të organizuara në një strukturë fleksibile për përcjelljen dhe zbatimin e strategjisë së zhvillimit të sektorit të energjisë; kapacitetet njerezore dhe teknike të nivelit, për zbatimin e kornizës ligjore dhe rregullative; aplikimi i metodave më të mira për motivimin e punëtorëve; kredibiliteti i arritur në raport me palët e interesit dhe institucionet financiare ndërkombëtare; gatishmëria për sfidat e reja; është nyje strategjike e sistemit transmetues rajonal. Dobësitë Në anën tjetër, KOSTT ka edhe dobësi: gjendja jo e mirë e aseteve 110 kV të transferuara nga KEK pas eksploatimit të tyre në mënyrë të dhunshme me tejngarkesa si pasojë e kapaciteteteve jo të mjaftueshme transformuese gjatë periudhës sa pasluftës deri më tani dhe koha e nevojshme për rehabilitimin e tyre për të plotësuar kriteret e përcaktuara me kodet teknike; mungesa e një tregu të mirëfilltë të energjisë elektrike në vend dhe në rajon; numri i vogël i palëve në treg; integrimi jo adekuat në mekanizmat dhe asociacionet rajonale; mungesa e kapacitetetit të nevojshëm prodhues rezervë të energjisë elektrike, për ofrimin e shërbimeve ndihmëse (rregullimi sekondar dhe terciar) për operim dhe balancim të sistemit elektroenergjetik. Mundësitë Mundësitë për KOSTT-in paraqiten nga kyçja e burimeve të reja gjeneruese; rritja e kapaciteteve interkonektive me sistemet fqinje (mundësi për optimizimin dhe shfrytëzimin e burimeve më të lira të energjisë); tregu i përbashket Kosovë – Shqipëri dhe rritja e mëtejme e vëllimit të tregut të energjisë; ristrukturimi i mëtejmë i industrisë energjetike në Kosovë; Ofrimi i shërbimeve profesionale për sektorin e energjisë elektrike, përfshirë edhe nivelin ndërkombëtar; komercializimi i shërbimeve telekomunikuese nga kapacitetet rezervë; Kërcënimet Nga ana tjetër, KOSTT-i ballafaqohet me një numër të kërcënimeve. Të tilla janë mos dhënja e EIC kodit me shenjen “Y” , si zonë tregtare apo zonë rregulluese nga ana e ENTSO-E, gjë që pamundëson nominimet e programeve ndërkufitare të energjisë elektrike; pengesat e integrimit të 18

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 19 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

KOSTT-it në proceset rajonale të motivuara politikisht; vështirësitë financiare nga mosinkasimi i të hyrave; tregu financiar për sigurimin e mjeteve për investime kapitale; risku rregullator në miratimin e tarifave që nuk reflektojnë koston reale; kriza globale. Gjendja e aseteve të transferuara nga KEK-u gjithashtu paraqet kërcnim në zvogëlimin e performancës së furnizimit. Poashtu duhet potencuar se si kërcënim paraqet edhe pamundësia e operimit, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të një pjese të rrjetit transmetues të Kosovës, për shkak të ndërhyrjes ilegale të Operatorëve serb EMS dhe EPS. Pamundësia e qasjes për mirëmbajtje në NS Vallaq, si NS që paraqet një nyje shumë të rëndësishme elektroenergjetike, mund të shkaktojë rënie të padëshiruara dhe në këtë mënyrë zvogëlohet siguria e furnizimit me energji elektrike ne disa nga NS-të e kësaj unaze. Faktorët e lartshënuar tregojnë se ekziston një bazë për një të ardhme të suksesshme për KOSTT-in, duke pasur parasysh se me përkrahjen e palëve të interesit, KOSTT menaxhon përballjen me sfidat dhe tejkalimin e pengesave.

4.0

Progresi dhe zhvillimi

Që nga themelimi, KOSTT-i ka shënuar një progres substancial si organizatë e qëndrueshme dhe efektive. Është zhvilluar struktura organizative, ka marr licencat për Operator të Sistemit të Transmisionit dhe për Operator të Tregut; janë zhvilluar rregullat e tregut dhe shumë nga kodet e domosdoshme teknike dhe do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen. Megjithatë, tani është me rëndësi për KOSTT-in që të përgatitet për sfidat e reja me të cilat do të përballet.

4.1. Zhvillimet e tregut, në Kosovë dhe në rajon Zhvillimet momentale në sektorin e energjisë si: procesi i privatizimit të rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit, ndërtimi i kapaciteteve gjeneruese (projekti Kosova e Re) si dhe anëtarësimi i KOSTT në ENTSO-E, imponojnë dizajnimin e një tregu të energjisë elektrike dhe rregullave të tregut të përshtatshme për investimet në sektorin e energjisë dhe hapjen e një tregu konkurues, i cili njëherësh do të jetë në harmoni me kërkesat që dalin nga TKE.

19

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 20 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Kushtet aktuale teknike, operative dhe të tregut në Kosovë si dhe pengesat e natyrës politike pamundësojnë vendosjen e një tregu funksional i cili do të përmbushte objektivat nacionale . Tregtia ndërkufitare në tregun e energjisë elektrike po kalon një fazë të reformimit ligjor dhe ekonomik . Mekanizma të ndryshëm implementohen në mënyrë që operatorët e vendeve përkatëse të kompensohen nga rrjedhat ndërkufitare të cilat shkaktohen si rezultat i tregtimit ndërkufitar. Dizajni i tregut të energjisë elektrike, i cili është në harmoni me kërkesat që dalin nga TKE, është përpiluar nga KOSTT, është dorëzuar në ZRrE dhe dhe është në fazën finale të miratimit Operatori i Tregut gjatë vitit 2013 do të finalizojë modifikimin e Rregullave aktuale të Tregut dhe do të filloj modifikimin e procedurave të Tregut në harmoni me dizajnin e dhe rregullat e Tregut. Ndër elementet më të rëndësishme për zhvillimin e tregut është dizajnimi dhe implementimi i Mekanizmit Balancues nacional sipas të cilit kalkulohen imbalancet dhe ngarkohen shkaktarët përgjegjës. Implementimi i mekanizmave të tregut është një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të ballafaqohet KOSTT. Një nga objektivat kryesore të KOSTT si operator i licencuar i sistemit dhe tregut të energjisë elektrike në Kosovë dhe duke pasur parasysh detyrimet që dalin nga TKE në EJL, është anëtarësimi në ENTSO-E . Me synim të arritjes sa më të shpejtë të anëtarësimit, është përgatitur plani veprues në KOSTT dhe implementimi i tij ka filluar dhe do të vazhdojë deri në arritjen e cakut. Në aspektin e tregtimit ndërkufitar KOSTT ka pengesa dhe obstrukcione të vazhdueshme . Aktualisht, pengesa kryesore që vjen nga operatori homolog i Serbisë, ka marë rrugën e zgjidhjes me që nga ana e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë i është dërguar Republikës së Serbisë dhe është publikuar dokumenti me emrin “Mendimi i arsyeshëm”. Në këtë dokument KOSTT-it i njihet e drejta për tranzit dhe alokim të kapaciteteve të interkonjeksionit. Nga Serbia kërkohet që të rikuperoj gjendjen dhe të hjekë dorë nga pengesat që bën ndaj KOSTT-it, meqenëse ka bërë shkelje të Traktatit të Komunitetit të Energjisë të cilën Kosova e ka firmosur. Hapja e Zyrës rajonale për alokim të koordinuar të kapaciteteve transmetuese interkonektive - CAO do të lehtësojë dhe optimizojë procedurën e alokimit të kapaciteteve dhe vet procesin e shfrytëzimit të interkoneksionit. Vlen të theksohet se themelimi i kësaj Zyre është një hap drejt krijimit të tregut të përbashkët rajonal dhe integrimit në tregun unik Evropian, dhe në anën tjetër afron Kosovën në përmbushjen e obligimeve të marra në kuadër të Traktatit për Themelimin e Komunitetit të Energjisë dhe procesit të integrimit në BE. 20

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

4.2.

DT-FI- 012 faqe 21 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Projektet e reja (Bizneset tjera jo të rregulluara)

Duke konsideruar perspektivën për angazhim në projekte të reja (biznese tjera jo të rregulluara), KOSTT-i duhet të ketë parasysh restriksionet ligjore mbi angazhimin e KOSTT-it në aktivitetet tjera brenda sektorit të energjisë në Kosovë dhe mungesën e fondeve të gatshme për investime. Mundësia më evidente për KOSTT-in do të ishte në komercializimin e shërbimeve nga lëmi i telekomunikacionit, për të shfrytzuar kapacitetet tepricë të sistemit telekomunikues si një domosdoshmëri që buronuar ng zhvillimi i sistemit të kontrollit dhe monitorimit të operimit të sistemit të transmisionit(SCADA/EMS).

4.3.

Programi Investiv

Programi Zhvillimor i Transmisionit (PZHT)

Plani Zhvillimor i Transmisionit ( 2010-2019 ) dhe Plani i azhurnuar (2013-2022) paraqet një dokument i cili ka për qëllim të identifikojë projektet për të ngrit kualitetin e shërbimeve të KOSTT -it si operator i tregut, operator i sistemit dhe pronar i aseteve të transmisionit .Kjo është një sfidë që kërkon aplikimin e prioriteteve përmbajtjesore dhe logjike. Bazuar në Planin Zhvillimor të Transmisionit ( PZHT) KOSTT planifikon investimet në projektet kapitale sipas prioritizimit dhe ndarjes në grupe të projekteve : 1. Projektet, që i ndihmojnë KOSTT-it në përforcimin rrjetit transmetues, 2. Projektet, që përfshijnë riparimin e sistemit të transmisionit, 3. Projektet, që përfshijnë monitorimin, kontrollin, matjet si dhe shërbimet ndihmëse me qëllim që KOSTT të plotësojë rolin si operator i sistemit transmetues dhe i tregut, 4. Projektet, me të cilat realizohet përkrahja e konsumit distributiv–nënstacionet e reja 110/x/kV. Projektet dhe Investimet në Sistemin Transmetues në Kosovë Objektiv specifike është investim në Sistemin Transmetues me qëllim të integrimit në Rrjetin Elektrik rajonal dhe Europian duke zvogeluar humbjet teknike në nivelin e lejuar sipas standardeve teknike ndërkombëtare. Investimet në këto projekte drejtpërsëdrejti ndikojnë në: 21

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 22 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

- rritjen e kapaciteteve transmetuese duke eliminuar fytet e ngushta - menaxhimin më efikas të sistemit elektroenergjetik, duke zbatuar teknologji të avancuar të monitorimit dhe kontrollit - rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë se sistemit transmetues - rritjen e saktësisë se matjeve komerciale, zvogëlimin e humbjeve teknike në rrjet - përmirësimin e profilit të tensionit, i cili reflekton në kualitet të lartë të furnizimit dhe mundësimin për përkrahjen e zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik dhe industrial të vendit - plotësimin e kriterit N-1 që kërkohet sipas kodit të rrjetit dhe ENTSO-E

4.4.

Përshkrimi i disa Projekteve të rëndësishme

4.4.1. Linja 400kV Kosovë – Shqipëri ( KfW dhe KOSTT) Ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike. Ndërtimi i linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, do të mundësojë shkëmbimin më të madh të energjisë në mes të dy vendeve, sidomos pas ngritjes së kapaciteteve gjeneruese të planifikuara në Kosovë të bazuara në linjit si dhe të hidro kapaciteteve gjeneruese të Republikës së Shqipërisë. Në dhjetor të vitit 2009 është nënshkruar Marrëveshja për Financim në mes të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe KOSTT për hua dhe kontribut financiar në vlerën e përgjithshme prej 33.5 milion Euro (16.5 milionë grant + 17 milionë kredi), ndërkaq me 1 prill 2010 Parlamenti i Republikës së Kosovës me shumicë absolute të votave ka ratifkuar Marrëveshjen për Kredi dhe Financim të linjës interkonektive 400kV, Kosovë-Shqipëri.Kjo marrëveshje nuk përfshinë kostot e doganave dhe taksave si dhe të drejtës së kalimit gjatë ndërtimit nëpër trase. 4.4.2. Instalimi i autotransformatorit të dytë ATR2, 300 MVA në NS Peja 3 dhe NS Ferizaj 2 Ngritja e vazhdueshme e ngarkesës në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e ngarkesës në autotransformatorin e vetëm 300 MVA në NS Peja 3. Analizat kompjuterike tregojnë që në pikun dimërorë 2012-2013 diku rreth 3% (260 orë) të kohës vjetore nënstacioni Peja 3 punon me risk operues sa i përket kriterit të sigurisë N-1. Përqindja e orëve në risk do të vazhdoj të rritet në 5% për pikun dimëror 2013-2014, në 7% për pikun dimërorë 2014-2015. Duke u bazuar 22

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 23 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

në kriteret e planifikimit nevoja për transformatorin e dytë në NS Peja 3 është aktuale, mirëpo për shkak të kufizimeve financiare ky projekt është propozuar që të përkrahet nga programi IPA 2011, në formë granti si dhe në formë kredie nga KfW. Projekti parasheh instalimin e AT2/300MVA/400/110kV, nga një fushë transformatorike 400kV dhe 110kV. Po ashtu ngritja e vazhdueshme e ngarkesës në rajonin e Kosovës Jug-lindore (Ferizaj, Viti, Sharr, Gjilan, Therandë) ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e ngarkesës në autotransformatorin e vetëm 300MVA në NS Ferizaj 2. Autotransformatori i dytë do të ndikoj në rritjen e rrjedhave te fuqisë nga niveli 400kV ne atë 110kV ne NS Ferizaj 2, duke shkarkuar ndjeshëm ngarkesën në autotransformatorët e NS Kosova A dhe NS Prishtina 4. Me instalimin autotransformatorit të dytë nënstacioni Ferizaj 2, do të plotësoj kriterin N-1 në terma afatgjatë kohor, duke ngritur kapacitetet transformuese te sistemit të transmisionit për 300MVA. Projekti njëjtë sikurse projekti për autotransformatorin e dytë në NS Peja 3, është propozuar që të përkrahet nga programi IPA 2011, në formë granti si dhe në formë kredie nga KfW. Projekti parasheh instalimin e AT2/300MVA/400/110kV, nga një fushë transformatorike 400kV dhe 110kV. Sforcimi i këtyre nyjeve gjithashtu paraqet nismën e implementimit tën e implementimit të topologjisë së re të rrjetit 110kV me ashtuqujturën “rezervat kyçëse” sipas Master Planit të Zhvillimit të Rrjetit të Transmisionit të komisionuar në vitin 2010. 4.4.3. Instalimi i OPGW në Linjat Interkonektive 400, 220kV, 110 kV Aktualisht në linjat ndërkufitare nuk ekzistojnë rrugët telekomunikuese përmes OPGW. Kërkesat nga Politika 6 e Doracakut të ENTSO/E (UCTE) kërkojnë që një OST duhet të ketë së paku dy linja komunikuese me sistemet fqinjë. Projekti i vendosjes së OPGW në linjat interkonektive deri në kufi konsiderohet i rëndësishëm për KOSTT-in dhe për sistemin rajonal në tërësi. Që projekti të jetë funksional duhet të ketë Marrëveshje Ndërmjet-OST-ve ashtu që në tërë gjatësinë e linjës në të dy anët e kufirit të instalohet OPGW. Objektiva kryesore e këtij projekti është instalimi i përçuesit mbrojtës me OPGW (deri në kufi me OST fqinje) dhe pajisjeve telekomunikuese në linjat ekzistuese 400, 220 dhe 110 kV. Ky projekt është propozuar që të përkrahet nga programi IPA 2011, në formë granti si dhe në formë kredie nga KfW.Instalimi i rrjetit telekomunikues gjithashtu është kërkesë që del nga Doracaku i ENTSO-E. 4.4.4. Ndërtimi i Linjës 110 kV, NS Peja 3 - NS Peja 1 dhe Rindërtimi i Stabilimenteve 110 kV (GIS), në NS 110/35 kV - Peja 1 Pas përfundimit të projektit të alokimit të linjës L1806 nga Gjakova 2 në Gjakovë 1, në pjesën e rrjetit të zonës së Dukagjinit do të plotësohet plotësisht kriteri N-1. Në bazë të parashikimit afatgjatë 23

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 24 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

të ngarkesës si dhe në bazë të simulimeve kompjuterike, kriteri i sigurisë N-1 nuk do të plotësohet pas vitit 2015. Rënie kritike do të jetë rënia e linjës 110 kV NS Peja 3-NS Peja 1, me ç’rast në linjën NS Gjakova 1- NS Deçan dhe NS Peja 3 - NS Klinë do të shfaqet mbingarkimi. Për këtë arsye, për të eliminuar këtë problem është e nevojshme ndërtimi i linjës së dytë furnizuese 110 kV, 240 mm2 me gjatësi 28km nga NS Peja 3 në NS Peja 1. Projekti do të jetë i koordinuar me projektin e rivitalizimit të NS Peja 1, ku pritet rehabilitimi i tërësishëm i pajisjeve 110kV dhe kalimi në sistemin e zbarrave të dyfishta. Objektivi kryesor i kompletimit të këtij projekti është eliminimi i mbingarkesës gjegjësisht përforcimi i rrjetit te transmisionit. Për te eliminuar këtë problem është e nevojshme ndërtimi i linjës së dytë 110 kV, 240mm2 me gjatësi 28km nga NS Peja 3 në NS Peja, rindërtimi i pajisjeve të tensionit të lartë 110 kV, në nënstacionin NS 110/35 kV – Peja 1, të tipit GIS (Gas Insulated Switchgear) si dhe instalimi i fushës së linjës 110 kV në NS 400/110 kV – Peja 3. Ndërsa si qëllim kryesor me realizimin e këtij projekti është: plotësimi i kriterit N-1; plotësimi i kushteve të parapara me rregullat e ENTSO-E; rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të këtij nënstacioni, mundësia më e lehtë e mirëmbajtjes së linjave dhe nënstacionit, pa ndërprerje të furnizimit si dhe furnizim sa më të mire me energji në Regjionin e Dukagjinit. Rezulatat e pritshme janë: Me ndërtimin e linjës së re me përçues me seksion 240mm2 dhe rindërtimin e pajisjeve të tensionit të lartë 110kV në NS Peja 1, do të arrihet: - Rritje e kapacitetit transmetues prej 83MVA në 114 MVA; - Zvogëlimi i nivelit të humbjeve te fuqisë në linja; - Zvogëlimi i rënieve të sistemit; - Rritja e sigurisë së sistemit të transmisionit; - Furnizimi më i mirë me energji elektrike në këtë rajon. 4.4.5. Rialokimi i Linjës 10kV , LP 1806, drejtimi NS Gjakova 1-NS Gjakova 2 dhe Ndërrimi i pajisjeve të TL 110KV në NS Gjakova 1 (KOSTT) Qëllimi kryesor i këtij projekti që linja ekzistuese 110kV LP 1806 ,NS Gjakova 2 -NS Klina të rialokohet ne NS Gjakova 1. Ne gjatësinë prej 4km duke filluar nga NS Gjakova 2 te behet prerja e linjës ekzistuese LP 1806 , ku do te vazhdohet ndërtimi i linjës se re 110kV ( ne kuadër te këtij projekti ) në drejtim të NS Gjakova 1 ku bëhet edhe kyçja e saj . Në NS Gjakova 1 do të ndërtohet komplet fusha e re e linjës duke përfshire edhe pajiset e TL ,e cila do të mundësoj lidhjen e kësaj linje në këtë nënstacion. Seksioni i përçuesit për këtë linjë është AlÇe 240/40 mm2 .Nga vendi /pika ku fillohet të ndërtohet linja e re për në drejtim në NS Gjakova 1 duhet të ndërtohen shtylla të reja për nivelin e tensionit 110kV, me bazamente të betonit, përçuesin 24

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 25 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

fazor si, përçuesin mbrojtës, izolatorë të silikonit -kompozitë, materialin lidhës, varës, shtrëngues etj. Në pjesën e re të linjës e cila do të ndërtohet duhet të kryhet tokëzimi dhe instalimi i OPGW në mënyrë që kur të përfundohet projekti SCADA/EMS, të bëhet komandimi dhe bartja e informatave nga dhe në Qendrën Dispeçerike dhe atë Emergjente. Me realizimin e këtij projekti arrihet plotësimi i kriterit të sigurisë N-1, duke mënjanuar mbingarkimin e linjës Gjakova 1- Gjakova 2 në rast të rënies së linjës Peja3-Peja 1. Ka vonesa në implementim për shkak performancës jo të mirë të kontraktuesit në zbatimin e projektit dhe procedurave në sigurimin e Lejes Urbanistike dhe Ndërtimore për këtë projekt. 4.4.6. Kyçja e NS Lipjanit në linjën 110 kV, nr. 112 NS Lypjani është i vetmi nënstacion i cili aktualisht furnizohet në mënyrë radiale pra nuk plotësohet kriteri N-1. Për ta eliminuar pikën furnizuese radiale NS- Lypjani i cili nënstacion nuk ka alternativë tjetër furnizuese përveç Linjës LP 1213 që vjen nga NS-Prishtina 4 propozohet projekti për këtë nënstacion: “Ndërtimi i Linjës se Dyfishte 110 kV “ hyrje –dalje” ne NS Lypjani , këputja e Linjës LP112 e cila lidhë NS-Kosovën A me NS-Ferizajin .Kjo linjë kalon në një distancë përafërsisht ≈6km nga NS Lypjani deri te pika e këputjes. Me projekt parashihet:ndërtimi i : Një (1) linje e re e dyfishte 110kV, rreth 6km,prej pikës kyçëse (hyrje –dalje) te linjës NS KOS A –NS Ferizaji ne nënstacionin ekzistues NS Lypjani , Dy fushe te reja te linjës për NS KOS A dhe për NS Ferizaj ,Zgjerimi i zbarrave ekzistuese ne NS Lypjani dhe Sistemi kontrollues (kontrolla dhe monitorimi ) . Krijimi i unazave të reja 110kV-she me NSLypjanin dhe Eliminimi i Furnizimit Radial të NS- Lypjani do te thotë rritje e sigurisë në SEE të Kosovës, plotësim të kriterit N-1, rritjen e kapaciteteve furnizuese në nivelin 110kV si dhe rritja e Tensionit në zb.-110kV. Projekti ka pasur vonesa në implementim për shkak të procedurave për sigurimin e Lejes Urbanistike dhe Ndërtimore për këtë Projekt. Leja ndërtimore ësht marr më 02.10.2012 si dhe me 03.10.2012 kontraktuesit i është lëshuar Certifikata e Pranim – Dorëzimit të vendpunishtes, me ç’rast kontrkatuesi mund të fillojë me punë. 4.4.7. Inter OST - Njehsorët Aktualisht ekzistojnë pikat matëse në të gjitha linjat interkonektive, mirëpo nuk janë plotësisht në pajtueshmëri me Kodin e Matjes si dhe me kërkesat teknike që kërkohen nga ENTSO/E. Problemi qëndron në dy aspekte: 25

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

DT-FI- 012 faqe 26 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

- Transformatorët matës të tensionit dhe të rrymës kanë vetëm një bërthamë për matje, ndërsa nga Kodi i Matjes kërkohen dy bërthama të ashtuquajtura komerciale me karakteristika identike. - Njësoret duhet të jenë shumë tarifor Projekti parasheh ndërrimin e pikave të matjes në linjat interkonektive: - Linja 400 kV: NS Kosova B – NS Nish , - Linjat 220 kV: NS Podujeva – NS Krushevc, NS Prizreni 2 – NS Fierza - Linjat 110 kV: NS Vallaqi – NS N.Pazari, NS Berivojca – NS Bujanovci Gjithashtu në projekt do të përfshihen edhe tri pikat matëse në NS Kosova B në kufijtë me TC Kosova B: - Linja 220 kV, NS Kosova B – TC Kosova B - Dy fushat e njësive gjeneruese B1 dhe B2 në NS Kosova B. Me këtë projekt do të bëhet kompletimi i pikave matëse në të gjithë kufirin e sistemit të transmisionit me të tjerët. Ky projekt është propozuar që të përkrahet nga programi IPA 2011, në formë granti si dhe në formë kredie nga KfW. 4.4.8. Rehabilitimi i stabilimenteve te TL në NS 110/10 kV - Gjakova 2 dhe Rehabilitimi i stabilimenteve të TL në NS 110/10 kV - Prizreni 3 Këto projekte kategorizohen në projektet të cilat rrisin sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit në nyjat e shpërndarjes. Dy nënstacionet e para NS Prizreni 3,110/10kV dhe NS Gjakova 2, 110/10kV janë futur në prioritetin e parë bazuar në faktorët e lartëpërmendur. Frekuenca e prishjeve si pasojë e vjetërsisë së pajisjeve të tensionit të lartë ka tendenca të rritjes andaj ri-vitalizimi i nënstacioneve NS Prizreni 3 dhe NS Gjakova 2 është më se i domosdoshëm. Projektet përmbajnë ndërrimin e pajisjeve ekzistuese te tensionit të lartë 110kV me pajisje të reja konform kodit të pajisjeve elektrike, ndërrimi i mbrojtjeve rele të fushave të linjave me mbrojtje moderne numerike etj. 4.4.9. Objektet ndërtimore për përmirësimin e kushteve të punës KOSTT në pajtim me objektivat e saj strategjike, i kushton rëndësi të veçantë përmirësimit të kushteve të punës për punëtorët e vet. Për këtë qëllim, ka investuar në objekte ndërtimore të cilat ndihmojnë realizimin e këtij objektivi. Disa nga këto objekte janë: ndërtimi i nënkulmit, shtruarja e trotuareve në NS-të, ndërtimi i rrethojës në Kosovën B, asfaltimi i rrugës së qasjebe në NS dhe shumë projekte të tjera, të cilat janë të prezantuara në planin e investimeve për vitin 2012.

26

PLANI I BIZNESIT PËR VITIN 2013 ver. 1.0 Departamenti Financiar

4.5.

DT-FI- 012 faqe 27 nga 38

Sektori: Planifikimi Strategjik dhe Buxheti

Caktimi i prioriteteve të programit investiv

Prioriteti më i lartë i është dhënë projekteve të cilat janë në vazhdimësi apo për të cilat është identifikuar financimi: Buxheti i Kosovës, donatorët apo nga buxheti vetjak i KOSTT-it, projektet që mbështesin operimin e sistemit dhe operimin e tregut, përkatësisht projektet e domosdoshme për plotësimin e standardeve të operimit dhe transmisionit në përputhshmërie me Kodin e Rrjetit dhe kërkesat e parapara sipas standardeve teknike ndërkombëtare. Nga buxheti vetjak i KOSTT-it kryesisht iu është dhënë prioritet investimeve që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve transmetueses dhe rritjen e sigurisë së sistemeve( rehabilitimin e pajisjeve të TL në nënstacionet 110kV, ndërrimin e përçuesve, etj.) KOSTT-i do të identifikojë institucionet financiare, të cilat mund të sigurojnë huamarrje/kredi për projektet e infrastrukturës dhe kështu të rritë mundësinë e kredimarrjes së kompanisë.

27

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 28 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

5.0. Planifikimi financiar Buxheti i KOSTT-it për vitin 2013 është planifikuar duke u bazuar në Modelin Financiar të KOSTTit, në bazë të të cilit edhe është përgatitur aplikacioni për tarifa në ZRrE, për “Shqyrtimin e shtatë të tarifave të energjisë elektrike”, me të cilin KOSTT-it do t’i caktohen të hyrat e nevojshme për periudhën 2013-2017. Të dhënat teknike të përdorura në Model, janë të bazuara në Balancën Elektorenergjetike për vitin 2013, ndërsa ato financiare, janë në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit, si dhe me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. Sipa Bilancit, prodhimi i energjisë elektrike në vitin 2013 do të jetë: 5,543 GWh, ndërsa importi 615 GWh. Kjo do të thot se energjia në disponim do të jetë 6,158 GWh. Të hyrat indikative janë kalkuluar duke marrë parasysh të hyrat nga tarifa (të rregulluara) dhe të hyrat tjera jo të rregulluara (të hyrat tjera) dhe korrespondojnë me Aplikacionin për Tarifa të dorëzuar në ZRrE. Duke u mbështetur në parametrat e lartpërmendur, të hyrat indikative nga tarifa për vitin 2013 , janë 20,334,000 €. Përveç të hyrave nga tarifa, janë planifikuar edhe të hyrat tjera në vlerë prej 5,772,000 €, që së bashku japin të hyrat e gjithmbarshme të planifikuara për vitin 2013, e që janë 26,106,000 €.

5.1. Struktura dhe vlera e të hyrave për vitin 2013 5.1.1. Struktura dhe vlera e të hyrave nga tarifa për vitin 2013 Buxheti 2012

Buxheti 2013

- të hyrat nga ngarkesa e shfrytëzimit të sistemit 220/400 - të hyrat nga ngarkesa e shfrytëzimit të sistemit 110 kV

9,152,333

13,414,343

- gjithsejt të hyrat nga operimi i transmisionit

9,525,953

13,966,000

373,620

551,657

28

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 29 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

- të hyrat nga operimi i sistemi - të hyrat nga operimi i tregut

5,746,363 208,199 Gjithësejt:

6,112,000 256,000

15,480,515____

20,334,000_

1.2. Të hyrat tjera Buxheti 2012 - Të hyrat tjera operative - Të hyrat e shtyra Gjithësejt:__________ Gjithësejt të hyrat :_______

5.2

_

Buxheti 2013

400,000

250,000

3,000,000

5,522,000

3,400,000 ____ 5,772,000____ __ _ _18,880,515____ _26,106,000___

Shpenzimet operative

Të hyrat e lejuara do të shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve operative dhe kostove të kapitalit. - Shpenzimet e blerjes së energjisë - Sipas Rregullave të Tregut dhe Metodologjisë së Tarifave, të hyrat e lejuara për shpenzimet e blerjes së energjisë përfshijnë humbjet në transmision , të cilat KOSTT-i duhet t’ia kompensojë Furnizuesit dhe shpenzimet për rregullim sekondar. - Humbjet në bartje- Për vitin 2013, bazuar në Balancën e Energjisë Elektrike, humbjet janë 135 GWh dhe kapin vlerën prej 4,482,000 €. Humbjet janë llogaritur me çmimin prej 33.2 €/MWh, që është çmimi i lejuar nga ZRrE për vitin 2012. - Shpenzimet e stafit - Numri i planifikuar i punëtorëve për vitin 2013 është 379 të punësuar,

ndërsa shpenzimet e planifikuara të stafit janë: 3,904,000 €. Kategoritë e shpenzimeve të stafit janë: paga bazë, ushqimi i punëtorëve, orët jashtë orarit, trusti i punëdhënësit, përvoja e punës, orët e ndërrimit, shpërblimet jubilare dhe pensionimi i punëtorit. - Mirëmbajtja - Një pjesë e madhe e shpenzimeve operative ka të bëjë me shpenzimet e mirëmbajtjes, cilat përfshijnë shpenzimet e riparimeve dhe mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit, monitorimin dhe operimin e sistemit, mirëmbajtjen e CAS-it dhe TI-së, mirëmbajtjen e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, sidhe mirëmbajtjen e ndërtesës. Plani i KOSTT-it për buxhetin e mirëmbajtjes për vitin 2013 është 1,743,000 Euro dhe sipas departamenteve, është si vijon: 29

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 30 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

Departamenti/Zyra

2013

Operatori i Transmisionit

875,000

Operatori i Sistemit

220,000

Burimet Njerëzore

371,000

Zyra e Sigurisë

267,000

Zyra e Zhvillimit dhe Planifikimit Afatgjatë

10,000

Gjithsejtë:

1,743,000

- Materialet/shërbimet Këto shpenzime për vitin 2013 janë planifikuar në vlerë prej 82,000 Euro dhe kanë të bëjnë me nevojat për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, siç janë materiali higjienik dhe materiali për zyre. - Shpenzimet tjera operative Kjo kategori e shpenzimeve përfshinë shpenzimet e përgjithshme, të domosdoshme për kryerjen e aktiviteteve të KOSTT-it, që janë planifikuar të jenë 2,470,300.00 €. Kategoritë e këtyre shpenzimeve janë: trajnimet, auditimi i pasqyrave financiare, telefonia fikse dhe mobile, derivatet, ngrohja, uji dhe kanalizimi, energjia elektrike, marketingu, sigurimi shëndetësor i punëtorëve, sigurimi fizik i objekteve, sigurimi i aseteve, etj.

30

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 31 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

Projeksioni i Pasqyrës së Fitimit dhe Humbjes për vitin 2013 (në 000 €) TË HYRAT

2012

2013

TË HYRAT OPERATIVE Të hyrat nga rrjeti 220 /400 kV

374

552

Të hyrat nga rrjeti 110 kV

9,152

13,414

Të hyrat nga sistemi i operimit

5,746

6,112

Të hyrat nga operatori i tregut

208

256

Të hyrat tjera oerative Të hyrat e shtyera GHITHËSEJT TË HYRAT

400

250

3,000 18,881

5,522 26,106

1 Mirëmbajtja

1,639

1,743

2 Shpenzimet e stafit

3,687

3,904

Shpenzimet operative

2.1 Performanca e planifikuar 3 Shërbimet ndihmëse 3.1 Rregullimi sekundar 4 Shpenzimet tjera operative 5 Materialet/shërbimet 7 Humbjet në bartje Gjithësejt :

438

450

0

1,521

1,621

2,470

72

82

4,174 11,634

4,482 14,652

Fitimi para amortizimit

7,246

11,453

Amortizimi

6,500

9,358

746

2,095

Fitimi / Humbja

31

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 32 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

6.0. Burimet Njerëzore Numri i planifikuar i punëtorëve për vitin 2013 është 379 të punësuar. Ky numër i punëtorëve është i projektuar dhe bazuar në objektivat strategjike dhe në ngritjen e kapaciteteve operative të KOSTT, sepse siç dihet, KOSTT është duke i implementuar shumë projekte dhe me përfundimin e tyre, paraqitet nevoja e operimit me këto kapacitete të reja. Gjithashtu, kërkesat për punëtorë ndërlidhen edhe me rritjen e obligimeve në raport me ENTSO-E, si dhe numrin e NS të cilat do të operohen nga KOSTT duke i marr parasysh , edhe kërkesat për një numër më të madh të punëtorëve për mirëmbajtjen e NS 110 kV. KOSTT-i ka vendosur strategjitë e kompanisë dhe të BNJ në përgjithësi e cila është në harmoni me strategjinë e kompanisë. Duke marrë parasysh këte KOSTT ka krijuar politikat dhe procedurat për të siguruar se stafi mund të kontribuojë sa më efektshëm, për të arritur objektivat e KOSTT-it. Këto politika mbulojnë planifikimin e BNJ, rekrutimin dhe selektimin, zhvillimin e aftësive, menaxhimin e performancës, menaxhimin e shpërblimit dhe barazinë gjinore dhe përfshirjen e minoriteteve/pakicës, prandaj duke pasur parasysh ndryshimet ligjore, pastaj nevoja strategjike të KOSTT bëhet rishikimi permanent i këtyre politikave dhe procedurave të cilat aprovohen në harmoni me këto kërkesa. Sektori i Administratës dhe Personelit kujdes të posaqëm i kushton shëndetit të punëtorëve, prandaj edhe në vitin 2013 KOSTT e ka implementuar një sigurim shëndetësor suplementar në të cilin do të përfshiohen të gjithë punëtorët e saj duke i përfshirë edhe punëtorët e NS 110 kV të transferuar nga KEK. Këta punëtor të transferuar gjithashtu do të përfshihen edhe në kontroll sistematike të verifikimit të aftësive të tyre. Kjo do të realizohet në bashkëpunim me Zyrën e Sigurisë Indusitriale dhe Mjedisit. Poashtu, KOSTT do të përgatitë platformën për krijimin e “qendrave të kostos” (“cost centers”) sipas departamenteve dhe pjesëmarrjes së tyre në departamentet përkatëse si: Burimet Njerëzore, Financat, Prokura, Sigurimi etj. Bartës kryesor të këtij aktiviteti do të jenë Burimet Njerëzore dhe Financat.

6.1. Implementimi dhe matja e performancës 1. Implementimi i Planit të Biznesit do të përfshij tri (3) elemente kryesore:  Vendosja e objektivave dhe identifikimi i veprimeve për çdo departament funksional. Secili departament ka përgatitur një plan operativ bazuar në objektivat e Planit të Biznesit pesëvjeçar dhe planet e veçanta vjetore si ekstrakte dhe vendosjen e objektivave për departamentin dhe veprimet e nevojshme për t’i arritur ato. Vendosja e objektivave do të përcjellet për çdo vit pauses. 32

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 33 nga 38

Departamenti Financiar



Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

Vendosja e buxhetit vjetor për KOSTT-in dhe për çdo departament. Plani i Biznesit do të vendos kontekstin strategjik për buxhetin dhe themelon një bazë për të shfrytëzuar burimet financiare dhe fuqinë punëtore.

Monitorimi i performancës ndaj objektivave dhe buxhetit. Monitorimi i rregullt i performancës në raport me planin, buxhetin dhe qëllimet e vendosura përmes një sistemi të menaxhimit të performancës, është një çështje esenciale. Ky monitorim do të zbatohet përmes raportimit të rregullt të menaxhmentit. Sistemi për menaxhimin e performancës do të bazohet në treguesit e vendosur për objektivat strategjike. Procesi i vlerësimit do të kryhet për periudhë vjetore (1 herë në vit). Procesi i menaxhimit të performancës planifikohet në të ardhmen të shtrihet edhe më tutje nga lart – poshtë, por gjithashtu ky proces i menaxhimit të performancës do të zhvillohet dhe përmirësohet më tutje në harmoni me zhvillimet dhe kërkesat e reja

6.2. Zhvillimi i kapaciteteve Në bazë të analizës së nevojave për trajnime, do të hartohet një plan i trajnimeve i cili do të merret në konsiderim gjatë implementimit të trajnimeve. Programet zhvillimore, kurset dhe trajnimet specifike, trajnimi fillestar, zhvillimi i menaxhmentit, do të jenë preokupim i BNJ edhe për këtë fazë, për të siguruar që personeli të fitoje shkathtësitë e nevojshme për ti përcjellë zhvillimet në KOSTT. Në Plan të trajnimeve do ti kushtohet kujdes trajnimeve për mbrojtje dhe siguri për operatorët e nënstacioneve 110/35/10(20) kV si dhe trajnimet tjera për zhvillimin e kapaciteteve teknike për këta operatorë.

7. Aktivitetet mbështetëse korporative 7.1. Menaxhimi i cilësisë KOSTT është i licencuar me standardin ISO 9001:2008 prandaj duke marrë parasysh këtë KOSTT është duke e zhvilluar një proces të zhvillimit dhe menaxhimit të cilësisë sipas kërkesave të këtij standardi brenda të gjitha departamenteve dhe zyrave. Ky proces duhet të zhvillohet edhe më tutje me qëllim të rritjes së cilësisë në menaxhim.

33

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 34 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

Gjatë vitit 2013 në KOSTT do të bëhen përpjekje që kërkesat e këtij standardi ti plotësoj në të gjitha objektet dhe personelin e KOSTT-it, duke i mbuluar me standard edhe objektet 110/35/10(20) kV. Ndërlidhur me procesin e menaxhimit të cilësisë, Sektori për Zhvillim, Organizim dhe Menaxhimin e Cilësisë në vitin 2012 së bashku me Sektorin e Administratës dhe Personelit, e ka inicuar projektin për menaxhimin elektronik të dokumenteve dhe ky projekt do të filloj me implementim në vitin 2012 por plotësisht do të realizohet në vitin 2013.

7.2. Teknologjia e Informacionit Gjatë vitit 2012 ka filluar implementimi i aplikacionit “Udhëheqja dhe Mirëmbajtja e Aseteve”, të cilat do të implementohen plotësisht në vitin 2013. Gjithashtu do të bëhet edhe shtimi i funksionaliteteve të aplikacionit të CAS-it përmes shtimit të moduleve, siç janë: moduli i HelpDesk-ut, moduli Buxhet-Prokurim-Projekte-Finaca, moduli i Aprovimit Elektronik të Kërkesave si dhe moduli i Rrjedhë së Buxhetit. Implementimi i këtyre Moduleve ka filluar në vitin 2012 dhe meqenëse këto projekte kërkojnë kohë më të gjatë të testimit implementimi i tyre i plotë parashihet të realizohet në vitin 2013. Gjatë vitit 2013, krahas licencimit të të gjithë softuerëve në KOSTT, migrimin e sistemit të TI: nga sistemi operativ MS Windows 2003 në MS Windows 2008; nga MS Windows XP në MS Windows 7; nga MS Office Professional 2003 në MS Office 2010 Professional si dhe integrimin e rrjetit të të gjitha nënstacioneve në rrjet të KOSTT-it ,do ta bëhet edhe mirëmbajtja e harduerit dhe softuerit. Duke pasë parasysh se në vitin 2012 nga KEK janë transferuar NS 110kV, atëherë gjatë vitit 2013, planifikohet realizimi i rrjetave të NS-ve 110 kV. Ky projekt gjithashtu e nënkupton edhe pajisjen e këtyre NS – ve me pajisje tjera përcjellëse si: PC, terminal kohor, printer, komutator si dhe integrimin e këtyre rrjetave me rrjetin e KOSTT-it.

7.3. Menaxhimi i objekteve Në bazë të objektivave të përcaktuara të KOSTT, edhe në vitin 2013, prioriteti do ti jipet përmbushjes së parimeve themelore lidhur me mjedisin - duke larguar materialet e rrezikshme për shëndetin nga objektet ekzistuese, efiçencën e energjisë – duke përdorur materiale termike, me krijimin e hapësirave të reja për punë, si dhe duke vazhduar me krijimin e hapësirave të gjelbëruara në NS si dhe me përkujdesjen ndaj ambientit të punës në tërësi. Një ndër projektet më të rëndësishme sa i përket krijimit të hapsirave për punë, është projekti i renovmit të Fasadës së Ndërtesës Administrative i cili gjithashtu e përfshinë edhe zgjerimin me ndërtimin e nënkulmit dhe disa zyrave të reja. Ky projekt parashihet të realizohet në vitin 2013. 34

Departamenti Financiar

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 35 nga 38

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

Duke pasur parasysh se një numër i madh NS110 kV të transferuara nga KEK është i vjetërsuar do ti epet rëndësi e posaçme aspektit mjedisore si dhe krijimit të kushteve të punës duke i plotësuar standardet më të larta në vitin 2013 janë planifkuar projekte të cilat do ti përmirësojnë në përgjithësi kushtet e punës në këto NS. Në kuadër të këtyre projektev prioritet ju është dhënë eliminimit të materialeve te rrezikshme si mbulesave nga salloniti, pastaj ndërrimit te dritareve te njëfishta duke i zëvendësuar me termike, largimit te tapisoneve nga sallat komanduese, furnizimin permanent me ujë të pijshëm dhe ujë për nevoja sanitare si dhe gjelbërimi i këtyre NS në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare. Në vitin 2012 janë realizuar dy projekte për gjelbrimin e NS – ve, ndërkaq në vitin 2013 do të vazhdohet kjo edhe në NS tjera sipas pririoteteve. E tërë kjo sigurisht do të bëhet duke i respektuar standardet më të larta ndërkombëtare të përcaktuara për këto objekte. Gjithashtu në vitin 2-13 do të vazhdohet edhe me hapjen e puseve për furnizimet me ujë teknologjik si dhe realizimi i kyqjeve te reja ne rrjet te qytetit në ato objekte ku egziston mungesa e ujit.

7.4. Marrëdhëniet efektive me palët e interesit KOSTT beson që përgjegjësia dhe transparenca ndaj aksionarit dhe palëve të tjera të interesit janëndër parimet bazë në përmbushjen e mandatit të saj si institucion publik. Rrjedhimisht, KOSTT është e përkushtuar për të përforcuar edhe më tutje besimin nga palët e interesit. Zyra për Komunikim dhe Relacione me Publikun, përmes Strategjisë së Komunikimit, ka definuar në mënyrë të qartë format e komunikimit me palët e interesit në mbështetje të objektivave strategjike të kompanisë. Përmes Strategjisë së Komunikimit, për vitin 2013 janë planifikuar një sërë aktivitetesh me qëllim të avancimit të komunikimit të brendshëm, përforcimit të raporteve me palët e interesit në vend dhe jashtë vendit si dhe me kompanitë simotra, janë planifikuar format e informimit të publikut në lidhje me aktivitetet dhe funksionimin e KOSTT, vizibilitetin e kompanisë si dhe përkushtimin e mëtutjeshëm për zhvillimin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave (PShK/CSR).

35

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 36 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

Lista e shkurtesave AATC - (Average Available Transfer Capacity) - Kapaciteti i Disponueshëm Mesatar (Import/Eksport) ATC – (Available Transfer Capacity ) – Kapaciteti i disponueshëm ATR – Autotransformatori BD - Bordi i drejtorëve BE - Bashkimi Evropian BK – Buxheti i Kosovës BNJ – Burimet Njerëzore CAO - ( nga angl. Coordinated Auction Office) – Zyra për Koordinimin e Ankandeve CAS- Sistemi i Kompjuterizuar i Kontabilitetit DACF – Day Ahead Congestion Forecast (Parashiqimi i kongjestionit një ditë para) ECLO – ( nga angl. European Commission Liaison Office) - Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian EIC – (nga angl. Energy Identification Code0 – kodi i identifikimit për energji EJL – Evropa Jug Lindore ENTSO-E ( nga angl. European Network of Transmission System Operators for Electricity) – Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike EMS – Rrjeti Elektrik i Serbisë (Elektro Mreza Srbije) EPS – Elekroekonomia e Serbisë (Elektroprivreda Srbije) GIS – ( nga angl.Gass Insulated Switchgear) GjQ – Gjykata e Qarkut HC - Hidrocentral IKP – Indikatorët Kyç të Performancës 36

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 37 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

IPA – Instrumentet Para Anatrësimit (BE) ITC – Inter TSO Compensation (Kompensimi mes Operatorëve të Sistemit të Transmisionit) KA – Konflikt Administrativ KE – Komisioni Evropian KEK- Korporata Energjetike e Kosovës KfW – nga gjerm.Kreditanstalt für Wiederaufbau – Banka Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim KOSTT - Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KQKO - Komiteti për Qeversje të Kodeve Teknike/Operacionale KSHE – Kryeshefi Ekzekutiv LP – largpërçues MATC - Kapaciteti i Disponueshëm Maksimal (Import/Eksport) MIE – Ministria e Integrimeve Evropiane MO – Market Operatori (Operatori i Tregut) MR – Mbrojtje Rele NEF (Net Export Flow) – Eksporti i Kosovës NIF - (Net Import Flow) – Importi neto për nevojat e Kosovës NP – Ndërmarrje publike NS - nënstacioni NJPMNP – Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike OHSAS – Standardi për auditimin e shëndetit dhe sigurisë (në angl.Ocuppational Helth and Safety Auditing System) OPGW ( Optical Power Grud Wire) – Kablli me fibër optik OST - Operator i Sistemit të Transmisionit PpE - Propozim për Ekzekutim 37

PLANI I BIZNESIT 2013

DT-PB-005

ver. 1.1

faqe 38 nga 38

Departamenti Financiar

Sektori i Buxhetit dhe Planifikimi Strategjik

PSHK – Përgjegjësi Shoqërore Korporative PZHT – Plani Zhvillimor i Transmisionit SCADA/EMS – nga angl. Supervisory Control and Data Acquisition/Energy Management System (Mbikqyrja e Kontrollit dhe Përvehtësimit të të Dhënave/Sistemi i Menaxhimit të Energjisë) SO – Sistem Operator (Operatori i Sistemit) TI – Teknologjia Informative TKE- Traktati i Komunitetit të Energjisë TL – tensioni i lartë TP – Tatimi në pronë TO – Transimssion Operator (Operatori i Transmisioonit) TTC – Total Transfer Capacity

VNM - Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis ZRrE – Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZSMZ - Zyra e Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Zjarri

38